Pershkrimi Teknik
Kompleksi modern dhe atraktiv, i projektuar mirë, i pozicionuar në komunën e Farkës vetëm 10 minuta larg nga qendra e Tiranës
Pozicionimi në lartësinë e komunës së Farkës ofron ajër të pastër dhe kushtet më të mira të banimit.
Përshkrim i përgjithshëm i KOMPLEKSIT TË BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”
- Kompleksi përbëhet nga 8 ndërtesa rezidenciale, secila 3 kate e lartë + papafingo.
- I gjithe kompleksi eshte i rrethuar me nje mur sigurie çdo hyrje ka një portë me sistem sigurie
- Çdo godinë banimi ofron garazh të nëndheshëm dhe ashensor hidraulik.
- Ambjente argetimi duke perfshire
- nje vend lojrash per femije
- gjenerator dhe depo uji me kapacitet 75 m3
- nje pishine te madhe
- nje palester teresisht e pajisur
- dhome lojrash me nje bilardo, tavoline tenisi dhe futbolli
- dhome kinemaje me televizor HD
- dhome funksionale per festa; si dasma, ditelindje, krishlindje etj
- bar- kafe dhe bar i hapur per pishinen
Përshkrimet teknike të KOMPLEKSIT TE BANIMIT “THE TOUCH OF SUN”
- Muret e jashtme të banesës jane te izoluara termalish me nje trashesi prej 10 cm për të ruajtur energjinë dhe për të ofruar një klimë të shëndetshme dhe të rehatshme dhome, me nje trashesi totale prej 38 cm.
- Dyshemetë janë të përbëra prej materiali mbrojtës ekstra dhe parketi natyral.
- Dysheme graniti ne paradhom dhe guzhina
- Muret ndarëse të apartamenteve kanë përbërje dopjo për mosdepërtimin e zhurmave.
- Dyshemetë dhe muret në banjo janë të veshura me pllaka qeramike.
- Cdo apartament ka sistem kondicionimi te pavarur te instaluar ne cdo ambjent te tij
- Të gjitha pajisjet përfundimtare si dritaret, dyert, dyshemetë dhe pajisjet sanitare janë me origjinë austriake dhe gjermane.
Specifikimet teknike të apartamentit – “THE TOUCH OF SUN”
- Dyert hyrëse të apartamentit:Dyer me pamje estetike të tipit Westag & Getalit, prodhim gjerman, në përputhje me specifikimet ndërkombëtare të rrezikut nga zjarri, me brava me shumë dalje sigurie .
- Dyert dhe dritaret e fasadës: Izolim termik, mbrojtje Ultraviolet dritare me kasë PVC, dopjo xham për izolim termik.Tipi Trocal Austri, parapeti i brendshëm dhe i jashtëm i dritareve prej graniti. Dyert e ballkonit, tip Trocal si më lartë.
- Dyert e brendshme: Dyer të brendshme të sheshta dhe kase druri, me tamburate sintetike me veshje të sipërme druri, tipi Westag & Getalit, prodhim gjerman.
- Shtroja e dyshemesë: Parket me dru natyral për shtrimin e dhomës së ndenjes dhe dhomave të gjumit, dyshemegraniti në hapësirën e kuzhinës dhe në korridorin hyrës. Pllaka qeramike në ballkone.
- Veshjet e mureve: Veshje deri në tavan i tualeteve dhe banjove me pllaka glazure të prodhimit të huaj.
- Lyerja e sipërfaqeve: Lyerje me bojë të bardhë izoluese në të gjitha sipërfaqet.
- Tualetet dhe banjot: Paisje sanitare porcelani të bardhë, tipi Laufen të fiksuara në mure, me plaketa të kromuara, mishelator me një levë të vetme për valvulën përzierëse dhe valvulën mbyllëse. Bolier standart, elektrik për ngrohjen e ujit me kapacitet 120 litra. Dyshemeja e banjove ngrohet me rrjetë të butë elektrike e instaluar nën dysheme, përfshirë edhe termostatin.
- Kuzhina: Do të bëhen lidhjet mekanike dhe elektrike do të instalohen për larësen e enëve, sobën dhe ventilatorin.
- Ngrohje Ftohje: Çillera të efikasitetit të lartë në ballkone dhe njësi të montuar në dyshemetë e dhomave. Muret dhe dritaret me izolim termik garantojnë konsum të ulët të energjisë.
- Rrjeti elektrik: Energjia elektrike standarte do të jetë e instaluar në çdo apartament. Sahatet matës do të instalohen tek garazhet. Instalimet elektrike me anë telash bakri në tubambrojtës me përshtatës të tipit B-ticino. Daljet e prizave
- Kuzhina 5 copё
- Banjo 3 copë
- Dhoma e ndenjes 5 copë
- Dhoma e gjumit 4 copë
- Korridori 1 copë
- Ballkoni 1 copë
- Sistemi i rrymave të dobëta: Rrjeti TV i lidhur me antenën qëndrore dhe antenën satelitore në çati. 2 dalje TV janë në dhomën e ndenjes dhe 1 dalje TV në çdo dhomë gjumi 2 dalje telefonie per çdo apartament. Telefon i brendshëm me hapje të derës për çdo apartament.