Vendndodhja


Ne zemren e Mesdheut, Jonit dhe Adriatikut, Shqiperia eshte nje nder vendet me rritjen me te larte te investimeve ne fushen imobiliare. Shqiperia ka nje popullesi prej 3,6 milion banoresh dhe nje siperfaqe prej 28748 km katrore.
Me nje klime te mrekullueshme mesdhetare, me 220 dite me diell ne vit, natyre e mrekullueshme me male plot gjelberim dhe plazhe perrallore, Shqiperia ka shume per ti ofruar rezidenteve te saj te huaj.

Tirana, kryeqyteti i vendit eshte nje nder destinacionet e preferuara per te rinjte entuziaste, te cilet mund te shijojne amtosferat plot gjalleri te jetes se qytetit, por edhe nje ambient te kenaqshem dhe clodhes per familjet. Ne qytet mund te shijohen nje shumllojshmeri restorantesh tipike, dyqanet, kafenete ne qendrat tregetare dhe parku Kombetar i Tiranes.

Ne Juglindje te Tiranes, pak kilometra nga Rruga e Elbansanit, arteria kryesore per dhe nga Tirana, Farka eshte shnderruar ne nje prej zonave me te bukura te qytetit, per shumellojshmerine e vilave te ndertuara ne kodrat perreth qytetit ne bashkepunim me firmat me te medha te ndertimit ne rajon. Zona e Farkes po gezon benefite te medha fale investimeve ne infrastrukture, uji i pijshem 24 ore, sistemi i kanaleve te ujrave te zeza, gjera qe deri pak vite me pare ishin te paimagjinueshme.

Farka eshte nje nder zonat me zhvillimin me te madh dhe eshte vec 3,6 km larg qendres se Tiranes. Projekti Touch of Sun gjendet shume prane qendrave tregetare si Tirana East Gate.