Touch of Sun përfaqëson shtëpinë tuaj ideale duke ju ofruar një pamje plot dritë dhe mjaft piktoreske. Planimetritë e apartamenteve ofrojnë një sipërfaqe të madhe e cila varion nga 92-139.5 m2. Densiteti i ulët dhe ndërtimi i bazuar në pak kate, krijojnë intimitetin e nevojshëm për çdo familje. Gjithashtu, për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe deshirave tuaja, Touch of Sun ju krijon mundësinë për të bërë ndryshimet e nevojshme për hapësirën e shtëpisë tuaj. Mos harroni se kjo mund të realizohet vetëm në fazen fillestare të ndërtimit.
Touch of Sun është projektuar posaçërisht për ata që duan të bëjnë një jetë cilësore dhe bashkëkohore. Ne këtë rezidencë ju do të gjeni apartamente mjaft funksionale dhe moderne ku ju mund të shijoni gjelbërimin mahnitës, pishinën verore, një shesh majft i këndshëm lojrash për fëmijët tuaj, ambjente argëtuese dhe shplodhëse. Për më tepër, në këtë rezidencë ju do të shijoni një hapsirë të gjelbër, të pastër, të sigurt dhe të qetë.